Për herë të parë që nga fillmi i pandemisë së Koronavirusit, në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur testimi derë më derë i qytetarëve. Mediat e huaja kanë raportuar se kjo po ndodh në Leicester.

Ekipi dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në vend janë në zonat më të prekura të qytetit, duke testuar njerëzit me apo pa simptoma. Më 29 Qershor në Leicester është vendosur karantina pasi ka patur një rritje të rasteve të reja.

Kryetari i Bashkisë Sir Peter Soulsby tha për mediat se rritja e testimeve është mënyra e vetme për të zvogëluar shkallën e infeksionit.