Një i ri i armatosur që ka tentuar të grabisë fëmijët dhe familjarët e tyre jashtë një shkolle në Sao Paulo, por është vrarë nga një nënë.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.

Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë detyrës.

Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën.

Edhe pse 21-vjeçari vdiq në spital në të njëjtën ditë, policja është lavdëruar për veprimin e saj.‘Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë’,-shkruan në Twitter Guvernatori França.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin.
Një bandit, i veshur me bluze të zezë, i tha nënave para portës se ishte hajdut dhe i nxori armën.

Por Sastre reagoi me shpejtësi duke e qëlluar në gjoks dhe në këmbë, ndërsa ky i fundit tentoi ta qëllonte.

Artikulli paraprakVIDHET BANESA E 58-VJEÇARIT, I MARRIN 2 MLN LEKË
Artikulli tjetërDORËHEQJA E FATMIR XHAFAJ? REAGON ZYRTARISHT MINISTRIA E BRENDSHME