Me nisjen e stinës së dimrit tashmë në çdo shtëpi ndjehet edhe nevoja e ndezjes së ngrohjes.

Në qytetin e Shkodrës duket se çdo familje ka zgjedhu mënyrën e vet për këtë gjë. Të pyetur nga Star Plus Tv se më çfarë kanë vendosur të ngrohen për stinën e dimrit ata shprehen. Qartësisht duket se disa ngrohen me dru e disa të tjerë edhe me gaz ku e cilësojnë si më ekonomike por ka edhe nga ata që si alternativë ngrohjeje do të përdorin edhe energjinë elektrike edhe pse masivisht e cilësojnë si tepër të kushtueshme për standartin e jetesës që kemi në Shkodër.