HAPET EKSPOZITA E VEGLAVE FRYMORE DHE BARITORE NË MUZEUN E SHKODRËS. “Me gjuhen e muzikës “ pikërisht kështu është ideuar dhe realizuar ekspozita e veglave frymore dhe baritore e hapur ne shtëpinë muze “Oso Kuka” .

Ekspozita është hapur për herë të parë në Shkodër ku muzika ka qenë prezente në çfarë do lloj rasti në jetën e shqiptareve si gëzime dhe  vdekje . Kjo ekspozite vjen si pjese e aktiviteteve për festat e Nëntorit nen kurimin e  Fatmir Juka dhe Ndricim Lika.

Kjo ekspozite është shoqëruar me muzike dhe filmime te ngahershme ne luajtjen e veglave qe ishin te ekspozuara . Kjo ekspozitë ka tërhequr edhe vëmendjen e turistëve te huaj të cilët janë njohur me kulturën dhe traditën shqiptare e kryesisht te qytetit te Shkodrës