Një 51-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet për mashtrim. Në pranga ka rënë shtetasja L.Ll, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier, e cila ka qenë e dënuar edhe më parë për mashtrim.

Sipas policisë, ajo i ka marrë një shtetasi 7500 euro përmes mashtrimit. Sipas burimeve 51-vjeçarja ishte fallxhore, ndërsa i ka thënë 44-vjeçarit A. I. t’i japë shumën prej 7500 euro, pasi do ia shtonte.

Njoftimi i policisë:
Mashtron një shtetas duke i marë 7500 euro, ndalohet nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen:

-L.Ll, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier (E dënuar më parë për “Mashtrim”)

Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.