Një sasi prej 122 kg drogë po transportohej me kafshë drejt Maqedonisë.

Droga ishte futur në çanta dhe është kapur në Bllatë, në afërsi të Piramidës E-14/ 3 e cila kufizohet me fshatin Kllobçisht të Njësisë Administrative Maqellarë, rrethi Dibër dhe me fshatin Banjisht, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni. Pasi është konstatuar personi që transportonte drogë menjëherë janë vënë në ndjekie të tij si dhe kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ku në ndihme të tyre kanë shkuar Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve. Shtetasi që transportonte lëndën narkotike porsa ka konstatuar që po e ndiqte policia ka braktisur kafshën e dorës dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira.

Droga do transportohej me kalë dhe droga ishte e vendosur ne 7 (shtatë) thasë, 5 (pesë) çanta plasmasi dhe 2 (dy) qese plasmasi të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar e llojit Cannabis sativa, me peshë 122 (njëqind e njëzet e dy) kg. Policia bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit S.I, si autor i dyshuar për transportin e lëndës narkotike. Në përfundim të veprime të para hetimore, materialet në ngarkim të shtetasit S. I, me banim në një fshat të Njësisë Administrative Maqellarë, rrethi Dibër i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikim i Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Operacioni u kodua “Piramida”

Artikulli paraprakSHKODËR, PËR HERË TË PARË U RRËZUA BUSTI I DIKTATORIT
Artikulli tjetërNËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN ME BB