Një 40-vjeçar maqedonas është arrestuar gjatë një kontrolli të përditshëm të kryer në hyrje të territorit italian, Brogeda, pasi i është zbuluar në makinën e tij tip “BMW” 3,074 kg kokainë.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, por ato shkruajnë se shoferi ka deklaruar për efektivët e Guardia di Finanza-s se po kthehej nga Holanda dhe se kishte si destinacion Shqipërinë.

Po sipas këtyre mediave, në fundin e dyfishtë të makinës kokaina është gjendur e ndarë në tre paketime.