Një vajzë shqiptare, që punonte si prostitutë në Asti të Italisë është arrestuar nga policia për shkak se ishte kthyer në ‘makth’ për një të ri që kishte patur marrdhënie seksuale me të.

Vajza shqiptare, 26-vjeç, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur pretendonte se kishte ngalur shtatëzenë me të riun dhe në këtë situatë kërkonte nga ai 5 mijë euro.

“Më le shtatzënë, tani më jep 5 mijë euro, për gjithë nevojat dhe vizitat që më duhet të bëj në mënyrë që ta mbaj gojën të mbyllur”- i ka thënë ajo.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Asti e ka denoncuar në polici dhe ajo më pas u arrestua për shantazh. Sipas dëshmisë së 26-vjecares, i riu akuzohet se e kishte lënë shtatzënë, pasi në një nga marrdhëniet seksuale të kryera, atij i ishte çarë prezervativi.

Pas arrestimit të vazjës në fjalë policia italiane bëri një kontroll në zonë ku gjeti edhe 4 vajza të tjera po shqiptare që ushtornin prostitucion.

Policia thotë se i ka monitoruar ato teksa ushtronin prostitucion në komunat e Asti, Costigliole, Isola, Montegrosso dhe Vigliano.

Ndërkohë ndaj 4 vajzave të tjera janë marrë hapat e nevojshëm nga ana e policisë.