Me maska dhe leva hekuri, grabiten mijëra euro në një banesë

Një tjetër grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, këtë herë në Elbasan. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Mataxhiu’. Sipas policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e 48-vjeçarit me inicialet Sh. E., banues në Elbasan. Personat e paidentifikuar dyshohen të kenë vjedhur një sasi eurosh dhe lekësh. Grupi hetimor sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, dy kapuçë dhe një levë hekuri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakTAKSIA PËRPLAS PËR VDEKJE NJË 62-VJEÇARE NË SEMAFOR
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI QË SHFRYTËZONTE FEMRAT PËR PROSTITUCION