Zv/kryeministrja Senida Mesi ka publikuar mengjesin e se enjtes ne profilin e saj zyrtar ne Facebook, kohen se kur parashikohet te filloje rikonstruksioni i rruges Qafe-Thore-Theth.

Rruga Qafë Thore – Theth, 16 km që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën parashikohet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm

Investimi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale” për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Projekti për këtë rrugë është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, që bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve.

Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët.

Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë”- përfundon postimi I nr dy te qeverise.