Puna duhej që të kishte nisur me kohë por vetëm të dielën e 12 gushtit nisi të marrë udhë ecuria e Vllaznisë. Pas postimit në rrjetin social FaceBook ku kërkonin trajner dhe drejtor sportiv ku përflitej se CV e dërguara për këto poste ishin të shumta më në fund është bërë edhe përzgjedhja e trajnerit dhe drejtorit sportive të kuqebluve.

 

Ndryshe nga sa përflitej më herët se do ishte Edi Martini trajner dhe Alban Hasani si drejtor sportiv në këto dy pozicione janë emëruar Engin Firat dhe Hasan Lika ku ky i fundit nuk është një çudi pasi emri I tij është përfolur prej disa kohësh që do të vinte si trajnert tek ekipi shkodran.

Sa I përket këtyre zyrtarizimeve ka qënë vetë KF Vllaznia që e kanë bërë të ditur në faqen e tyre nëpërmjet një komunikate zyrtare të klubit njoftohet se pas fazës përzgjedhëse kanë vendusr për dy emrat e lartpermendur. Në këtë mënyrë ekipi shkodran plotësohet dhe bëhet gati për nisjen e punës për sezonin e ri ndërkohë që është vërtet surprizues vendimi për rolin e drejtorit.

 

Gjithësesi në listë kanë qënë edhe kandidatë të tjerë që konkurronin ku për postin e trajnerit ishin Baldo Ranieri, Dervish Haxhiosmanoviç, Edi Martini dhe Ergin Firat. Ndërsa për në postin e drejtorit sportive kanë qënë ishin Engin Firat, Agim Canaj dhe Alban Neziri.

 

Kështu pas emërimit të Likës dhe Firat do të bëhet edhe prezantimi I tyre në mënyrë zyrtare dhe më pas pritet që të nis stërvitja dhe përgatitja e skuadrës së Vllaznisë për sezonin e ri që do të startojë në fillim të muajit shtator. Koha në fakt nuk është dhe aq në favorin e skuadrës shkodrane ku në fakt ndryshe nga sezonet e shkuara kuqeblutë që do të luajnë në Kategorinë e parë do e nisin pa fazë përgatitore.

 

Gjithesësi pritshmëritë janë që Vllaznia të most ë qendrojë gjatë në kategorinë inferior port ë rikthehet vitin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptarë ku shpeshherë kjo është cilësuar edhe si një detyrim për shkodranët por por duke marrë parasyshë vonesat e deri tanishme çdo gjë mund të ndodhi.