Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e djeshme në sheshin “Sintagma” të Athinës për të nderuar viktimat e zjarrit tragjik në periferi të Athinës.

Burra, gra të të gjitha moshave, por edhe fëmijë iu përgjigjën thirrjes për t’u mbledhur në shenjë nderimi.

Me qirinj në duar ata kujtuan me hidhërim viktimat që humbën jetën rreth një javë më parë.

Nga zjarri në Athinë humbën jetën 91 persona, ndërsa autoritetet thonë se janë në kërkim edhe të 25 personave të tjerë që rezultojnë të humbur.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE