Këngëtarja me origjinë shqiptare që është duke u kthyer ndër më të famshmet në botë ka treguar rëfimin e saj të trishtë nga fëmijëria. Në një intervistë për revistën ‘Phoenix’ Ava Max ka treguar se është ndjerë e refuzuar për shkak të origjinës së saj shqiptare.

Emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi, por më pas pas emigrimit në SHBA me familjen ajo përdori si pseudonimin që prej moshës 14 vjeçaare emrin që njihet dhe sot Ava Max.

Emri artistik i këngëtares prezanton anën femërore të personalitetit (Ava) dhe anën mashkullore (Max).

Ava ka treguar se ka qenë e vështirë të rritet si emigrante.

“Jam ndier sikur e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”. ka thënë Ava Max.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”.ka vijuar më tej këngëtarja

Ava plot krenari ka treguar dhe vështirësitë e prindërve si emigrantë në SHBA.

“Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem”, ka thënë Ava.