Një shqiptar është arrestuar në Barcelonë si kreu i dyshuar i një grupi kriminal, të cilëve u atribuohen 52 grabitje të kryera në banesa në Euskadi, Katalonjë dhe rajonit francez Bask, njoftoi sot policia lokale.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve lokale, që shkruajnë se arrestimi ndodhi më 26 Prill nga një bashkëpunim i forcave policore “Mossos d’Esquadra” dhe “Ertzaintza”.

Rezultat i një hetimi që nisi tre muaj më parë, pas zbulimit të një numri të konsiderueshëm plaçkitjesh në provincën Gipuzkoa, mes gjysmës së dytë të vitit 2017 dhe muajve të parë të 2018-ës.

Ai u vu në pranga në një banesë në Barcelonë, ku u sekuestruan mes të tjerash edhe një sasi e konsiderueshme parash.

Hetimi i koduar “Operativo TROU” i atribuoi grupit një total prej 24 vjedhjesh në San Sebastián, Hondarribia, Berastegi, Hernani, Urnieta, Oiartzun dhe Irun.

Grupi i kryente vjedhjet gjatë natës, kur banorët e shtëpive të piketuara ishin në gjumë, duke u futur në banesa përmes dritareve.

Hetimet i çuan efektivët te një burrë me origjinë shqiptare, banues në Katalonjë, i cili udhëtoi në mënyrë periodike në San Sebastian,

i shoqëruar nga një grua dhe qëndronte në hotele të ndryshme në kryeqytetin e Gipuzkoa, për periudha që varijonin nga shtatë deri në dhjetë ditë.

Artikulli paraprakSOT RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË
Artikulli tjetërRAST I RËNDË PEDOFILIE, I MITURI PËRDHUNOHET NGA KOMSHIU