Pas deklaratave të Baton Haxhiut në Opinion se situata politike në vend është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe se një bashkim i Kosovës me Shqipërinë e favorizon kryeminitrin Rama, ka reaguar edhe Presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, i cili ka theksuar se qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta.

“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan

të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Blushi.

Deklarata e Baton Haxhiut në Opinion

Ilir Meta dhe Berisha naracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Kjo klime politike është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Këta kanë frike se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme.

Artikulli paraprakBEBET, TRE HIPOTEZAT E REJA PËR ECURINË E LINDJEVE DERI ME 2031
Artikulli tjetërITALIANËT ‘TË ÇMENDUR’ PAS SHQIPËRISË