Mediat ndërkombëtare vazhdojnë ti kenë sytë nga Shqipëria pas protestave masive të opozitës dhe djegies së mandateve nga deputetët e saj.

Portali pranë të djathtës gjermane, “Freie Welt” në një shkrim të saj të publikuar sot shkruan:“Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.

Në nisjes të shkrimit thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste janë nën presion të madh. Gjithnjë e më shumë demonstrues po tubohen në rrugët e kryeqytetit, Tiranë, dhe po bëjnë thirrje me zë të lartë për dorëheqjen e Ramës. Fundjavën e kaluar, edhe rezidenca u sulmua.

Në Amerikën e Jugut, vijon “Freie Welt”, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit.

Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës.

Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.

Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti.

Megjithatë ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE, shkruan portali.

Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.

“Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës” përfundon shkrimi në “Freie Welt”.