DREJTUESIT NË SHKODËR E MOHOJNË, SKUADRA E KA TRAJNERIN.Situata në të cilën është duke kaluar skuadra e Vllaznisë, ka vënë në lëvizje shumë media, apo persona që janë të interesuar që të vijnë trajner në Shkodër. Mediat kosovare një ditë më parë, kanë pasqyruar se skuadra shkodrane është duke kërkuar një trajner në Kosovë dhe pikërisht teknikun Ismet Munishi. Ka qenë ky i fundit që e ka konfirmuar një gjë të tillë, pasi është kontaktuar sipas tij, nga drejtori sportiv, Armir Grima.

Madje, Munishi ka shkuar deri atje duke dhënë dhe emra lojtarësh të cilët mund të merren si përforcime. Menjëherë këtij lajmi i është kundërpërgjigjur, ekipi i Vllaznisë, në një deklaratë për shtyp, ku thuhet:Klubi i Futbollit Vllaznia eshte i detyruar qe përmes kësaj deklarate për shtyp te sqaroj mbare opinionin sportiv shkodran e me gjere ne lidhje me lajmet qe kane qarkulluar për gjoja një oferte qe i është bere trajnerit kosovar Ismet Munishi per te marre drejtimin e skuadres sone.Se pari, duam te sqarojme se ka patur nje bisede te drejtorit sportiv Armir Grima me te gjate vizitës se tij ne Prishtine por përveç bisedës rreth situatës qe po kalon Vllaznia nuk është diskutuar per ndonje oferte te mundshme ne adrese te tij per te marre drejtimin e ekipit.Se dyti, edhe nese do donim t’i benim nje oferte ketij trajneri, natyrisht qe ai nuk mund te behet trajner i Vllaznise sepse ai ka vetem liçensen UEFA B me te cilen nuk mund te drejtosh as ekip te kategorise se pare ne Shqiperi dhe jo me ekip te Superliges.Se treti dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, Vllaznia nuk eshte duke kerkuar trajner. Ajo e ka trajnerin dhe ai është Baldo Raineri tek i cili kemi besim per ndryshimin e situatës. Nese do ishte per ta larguar kete trajner, do te pranonim doreheqjen e dhene prej vete atij dy jave me pare dhe fare lehte mund te kerkonim nje trajner tjeter. Kjo tregon se nuk kemi kerkuar dhe nuk po kerkojme trajner sepse Vllaznia e ka trajnerin, ka qenë kjo deklarata e lëshuar nga ekipi i Vllaznia, duke mbyllur kështu dhe aludimet e mundshme, ku skuadrën e pret një ndeshje e vështirë të premten ndaj Flamurtarit. Ndërkohë që ditën e mërkurë, kuqeblutë do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Kastriotit e vlefshme për kupën e Shqipërisë, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/ChputG8cU_w?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]