sh kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski nuk është arratisur përmes pikave kufitare zyrtare të Shqipërisë, raporton portali maqedonas sdk.mk duke cituar burime nga Prokuroria.

Të dhënat e parahetimit kanë konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka leje zyrtare nga Policia Kufitare në Qafëthanë, Shën Naum, Stenje, Xhepçisht dhe Bllatë, që janë vendkalime zyrtare kufitare.

Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion është konfirmuar vetëm kalimi i Gruevskit me automjet diplomatik në Mal të Zi dhe Serbi për të përfunduar në Hungari.

Ndërkaq për atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftimi (për shkak se pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1) është çështje e Hungarisë.

Gruevski më 13 nëntor 2018 nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ njoftoi se gjendet në Hungari, ndërsa një javë më vonë tregoi se autoritetet e atjeshme ia kanë pranuar kërkesën për azil.

Artikulli paraprakI DEHUR VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH, AUTORI: JA PSE S’E LASHË TË SHKONTE TE PRINDËRIT
Artikulli tjetërDRITAN META DORËHIQET SI N/KRYETAR I BASHKISË SHKODËR