Mediat serbe i kanë bërë jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi përballë kampionëve gjeorgjiane. Javën tjetër Crvena Zvezda, ekipi legjendar i Beogradit udhëton drejt Tiranës për një derbi ballkanik të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.

Nga Blic tek Mondo dhe Danas, pothuajse të gjitha mediat serbe kanë shkruar për fitoren e Tiranës dhe përballjen e ardhshme me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”. Por më interesant është artikulli i Kurir. Sipas saj, në Tiranë do të jetë një ndeshje ferri dhe paralajmërohet se do të ketë tensione.

Kurir shkruan se mjafton të kujtohet ndeshja ‘famëkeqe’ e 14 tetorit 2014 në Beograd kur ndeshja u ndërpre nga droni i Ismail Morinës në minutën e 42′ mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Beogradit, dhe më pas gjithçka degjeneroi në dhunë.

CAS i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë 0-3, kurse në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku nuk pati tensione Serbia fitoi 0-2. Gjithsesi Shqipëria arriti të kualifikohet për në EURO 2016 kurse Serbia jo.

Sa i përket Tirana- Crvena Zvezda, ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në Air Albania Stadium, më 25 gusht në orën 20:00 dhe është vetëm një ndeshje. Avantazh i Tiranës që luan në Shqipëri por pa tifozë.

Artikulli paraprakMOT I QËNDRUESHËM GJATË PARADITES! NË ZONAT MALORE SHI GJATË PASDITES DHE MBRËMJES
Artikulli tjetërRAMA NXJERR VIDEON NGA QYTETI LIQENOR: PORADECI I LASGUSHIT, ATY KU DO TË ÇELIM SË SHPEJTI NJË TJETËR KANTIER TË MADH…