Mediu dhe Duka thërrasin partitë parlamentare për zgjidhjen e krizës

Dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve. Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit. “Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire”. Ndërkohë Basha dhe Rama vijojnë të bëjnë ping-pong mes tyre sa i takon ofertës McAllister +.

Artikulli paraprakEKSPLOZIV NJË SHTYLLE TË TENSIONIT TË LARTË ,PESE TE SHOQERUAR
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 6 KG KOKAINË,I KISHTE FSHEHUR NE SERBATOR