Dita e shtunë do të shënojë fundin e kampionatit të nëntë kombëtar të futbollit të femrave. Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia- Pogradeci do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të kupës për ekipin kampion që është Vllaznia për të pestin vit me rradhë.

Por përveç këtij trofeu, do të ketë edhe një trofe tjetër për një pjestare të ekipit shkodran. Bëhet fjalë për Megi Doçin, sulmuesen kuqeblu e cila do të marrë trofeun e “Këpucës së Artë” si golashënuesja më e mirë e kampionatit. Ajo tashmë e ka siguruar fitimin e këtij trofeu.

Kjo ngaqë rivalja e saj, Cyme Lulaj këtë javë nuk luan ngaqë ekipi i saj Kinostudio dhe prandaj nuk mund ta arrijë dot në numrin e golave të shënuar.

Doçi deri para ndeshjes së fundit ka shënuar 68 gola ndërsa rivalja e saj 62 gola. Por me siguri që sulmuesja e Vllaznisë do të shënojë sërish edhe të shtunën dhe natyrisht që ajo do ta kalojë shifrën 70.

Kjo është diçka fantastike sepse kjo futbolliste ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të ekipit të saj e cila ka golaverazhin 126-1 deri më tani.

Megi Doçi njëkohësisht është edhe golashënuesja më e mirë në historinë e futbollit shqiptar të femrave teksa ka shënuar një numër prej rreth 350 golash në total.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, IPA SHPALL THIRRJEN E PARË PËR PROJEKTE
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 “NDALET”NGA PARTIZANI