Melania dhe Barron Trump nuk do zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë

Melania dhe Barron Trump nuk do të zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë në vitin e ri. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në Kullën Trump derisa 10 vjeçari të përfundojë vitin shkollor, raporton New York Post. Melania do të udhëtojë për në Washington DC sa herë të jetë e nevojshme, e ndërkohë Donald Trump pritet që ta kalojë kohën e tij më të madhe si President në apartamentin e tij në Manhattan. Zonja e parë e SHBA ka vendosur përpara interesin e djalit të saj të vetëm dhe burimet shtojnë se “fushata ka qënë e vështirë për Barron e se ajo po shpreson ta mbajë shkëputjen në minimum”. Djali 10 vjeçar i Presidentit të zgjedhur do të përfundojë klasën e katërt në Shkollën Columbia Grammar & Preparatory School në Nju Jork , ku pagesa e shkollimit nis nga 44 mijë dollarë për parashkollorët.

Artikulli paraprakVLLAZNIA -PARTIZANI PERFUNDON NE BARAZIM 1-1
Artikulli tjetërLIVING – 20.11.2016