Kjo është qëndra shëndetësore në fshatin Melgushë të njësisë administrative Bushat. Por shërbimi që marrin banorët ofrohet vetëm një herë në javë për faktin se nuk ka mjekë. Drejtori i qëndrës shëndetësor të Bushatit vjen një herë në javë sipas banorëvë dhe ofron shërbimmin për këta të fundit.

Mirëpo për banorët kjo është absurde për faktin se mjeku duhet të jetë cdo ditë në këtë qëndër shëndetësore .

I bie që në fshat njerëzit duhet të sëmuren vetëm një herë në javë meqë mjeku duhet të shkojë edhe nëpër qëndrat e tjera shëndetësore. Star Plus kërkoi të kontaktojë me drejtorin e qëndrë shëndetësore Bushat por nuk mori përgjigje.

Në fakt ky fenomen nuk po ndodh vetëm në fshatin Melgushë por edhe në shumë zona të tjera të qarkut Shkodër Dy vitet mjekët janë më shumë të prirur për tu larguar nga vendi.

Shoqata “Together for Life” publikoi pak ditë më parë një studim mbi largimin e mjekëve nga Shqipëria, sipas të cilës, afro 80 për qind e mjekëve të anketuar janë gati të ikin nga atdheu.

Po sipas studimit Shqipëria ka mesatarisht vetëm një mjek për 1 mijë banorë, ndërsa vështirësitë më të mëdha për të marrë mjekime i kanë zonat e largëta në terrene të thyera gjeografike.

 

 

Artikulli paraprakKONTROLLET NË NËNTOR,TATIMET: 51.9 MLN LEKË SHKELJE NGA SUBJEKTET
Artikulli tjetërTATIMET, NË 1 MUAJ 51.9 MILIONË LEKË SHKELJE