Ngritja e memorialit përpara bashkisë Shkodër në përkujtim të ish- të përndjekurve dhe të persekutuarve ka qënë një ëndërr që në fillimet e demokracisë.

Kështu u shprehen përfaqësuesit e kësaj shoqate në Shkodër të cilët falenderuan bashkinë për mbështjen e dhënë me financimin e kësaj vepre të cilën ata e konsiderojnë një objekt që do të kthehet në vend pelegrinazhi sic është edhe burgu i Spacit

Projekti i përzgjedhur nga Bashkia e Shkodrës dhe komisioni “Drejtësi e Paqe” ka nisur të zbatohet në sheshin para bashkisë së ShkodrësMemoriali do të jetë jo thjesht një përkujtimore, por edhe objekt pelegrinazhi, sidomos për turistët, për të njohur të kaluarën e errët në persekucionin komunist.

Mësohet se ai do të jetë 5,5 metra i lartë dhe do të përfshijë në vetvete 8 figura që personifikojnë elementet e persekucionit komunist ndaj Shkodrës