Ditën e sotme në Hotel “Colosseo” u zhvillua seminari ndërkombëtar me temë: “Menaxhimi i konvikteve studentore dhe veprimtaritë jashtëshkollore”.

Kjo konfereencë synon të krijojë mundësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ideve nga drejtuesit e konvikteve të medreseve të hapësirës shqiptare.

Në hapjen e saj, Drejtori i Institutit Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam Ardian Muhaj nënvizoi se medresetë ishin dhe mbeten institucionet më të rëndësishme të edukimit islam.

Ai u ndal edhe tek sfidat me të cilat përballen nxënësit nëpër konviktet e medreseve.

Ndërsa përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni u shpreh se medresetë në hapësirën shqiptare kanë luajtur, veç të tjerash, edhe rolin për kalitjen e personaliteteve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme intelektuale, fetare dhe kombëtare.

Në këtë seminar morën pjesë drejtues, edukatorë dhe përfaqësues nga medrese të ndryshme të hapësirës shqiptare.

Takimi u përqëndrua kryesisht tek sfida në rrugën e përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit islam, si pjesë e pandashme e sistemeve arsimore në vendet përkatëse.