Ditën e sotme pritet që vendi të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike me një përkeqësim gradual. Moti do të jetë kryesisht me diell por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale prej orëve të mesditës deri në ato të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes në jugperëndim dhe veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë relativisht intensive prej orëve të mesditës me shpejtësi 15-25m/s më e theksuar përgjatë vijës bregdetare por edhe zonat luginore të vendit. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 12ºC deri në 18ºC ndërsa ato të mesditës 24ºC deri në 31ºC.