Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Vlorës, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt.

Mësohet se dy të arrestuarit janë personat me inicialet T. T.,51 vjeç, banues në Tiranë dhe Y. Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë.

51-vjeçari me inicialet T. T., u arrestua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga, është përplasur me bordurën anësore dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, S. T., dhe G. T., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 58-vjeçari me inicialet Y. Ç është arrestuar në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

• T. T, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet S. T., dhe G. T., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
• Y. Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” Vlorë pasi ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE