Vllaznisë I ka mbetur edhe një ndeshje për të mbyllur sezonin e sivjetshëm në Kategorinë Superiore e më pas ekipi shkodranë të gjithë foksuin do ta ketë tek merkato e janarit. Deri më tani shumë emra janë përforlur portalet on-line si afrime të mundshme pranë ekipit kuqeblu. Pero Pejiç, Xhevahir Sukaj, Ndriçim Shtubina e ndonjëtjetër janë disa nga emrat që citohen si mundësi që mund të bëhen pjesë e Vllaznisë por deri më tani akoma nuk është dhënë ndonjë emër konkret.

Por sëfundmi si një afrim I mundshëm tëk Vllanzia mund të jetë edhe Stefan Cicmil i cili u largua nga Vllaznia sezinin e shkukar pasi u sulmua hapur mediatikisht nga ish trajneri I Vllaznisë Armando Cungu.

Asokohe qendërmbrojtësi malazez u largua pa zhurmë e pa polemika, përshëndeti gjithë tifozët dhe klubin me një letër të hapur në rrjetet sociale, duke mohuar çdo akuzë ndaj tij.

Por mesa duket Cicmil mbase do të mund të rikthehet sërish tek ekipi kuqeblu e të jetë pjesë përbërëse e Vllaznisë. Malazezi qëndroi dy vite në Shkodër me rreth 50 ndeshje të luajtura ndërsa sezonin e fundit ishte ndër lojtarët më të paguar tek kuqeblutë por nuk dihet nëse klubi shkodranë dhe Cicmil kanë diskutuar për të gjetur një akord sëbashku për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet tyre.