Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e shqetësuar nga rritja e rasteve me Covid-19 në të gjithë Europën.

“Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze. Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”-tha Merkel.

Gjatë javëve të fundit vendet europiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarëve.

Shumë vende janë në një situatë më alarmante se në muajin mars dhe prill, atëhere kur pandemia kishte valën e parë.

Shumica e vendeve evropiane tashmë kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e Covid-19.