Kancelarja gjermane Angela Merkel depozitoi ditën e sotme disa prova të reja në Prokurorinë Federale të lidhur me një sulm kibernetik në ushtrinë gjermane në vitin 2015.

Për këtë sulm ajo bën fajtor Rusinë e teksa shprehet se gjithmonë e më shumë ka kërkuar marrëdhënie të afërta mes dy vendeve.

“Sa më shumë që kërkoj të përmirësoj marrëdhëniet me Rusinë, aq më shumë prova gjej që ajo fshihet pas këtyre sulmeve. Duhet t’i mbajmë në vëzhgim ata, nuk mund t’i neglizhojmë” – deklaron Merkel.

Duke iu referuar Rusisë, Merkel e përshkruan këtë si një strategji lufte që përfshin sulme kibernetike dhe çorientime në mënyra të ndryshme.

Sipas asaj që shkruan BBC, kancelarja gjermane insiston në mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Rusinë, por nuk e mohon vendosjen e ndonjë sanksioni ndaj Moskës.

Javën e kaluar, Prokuroria gjermane lëshoi një urdhër-arrest për një haker rus, Dimitry Badin i cili dyshohet se ka qenë pas atij sulmi.

Gjithashtu ai dyshohet se është pjesë e inteligjencës ruse.

Artikulli paraprakRINDËRTIMI/ DY ARKITEKTËT ITALIANË PREZANTOJNË PLANET E DY LAGJEVE TË REJA NË TIRANË E DURRËS: DO TË STREHOHEN 5 MIJË FAMILJE
Artikulli tjetërSHËNDETI – 14.05.2020