Mëngjesin e sotëm një banesë u përfshi nga flakët në qytetin Lamia të Greqisë. Sipas mediave greke, në këtë shtëpi banon një shqiptar.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Për të hyrë në shtëpi, zjarrfikësve iu desh të prisnin hekurat rrethuese për shkak se dera ishte e mbyllur.

Dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga soba me dru. Megjithatë, hetimet e plota do të përcaktojnë saktësisht shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

Artikulli paraprakKËRKOI 2000 EURO PËR NJË PASAPORTË GREKE, GJYKATA DËNON ME BURG MASHTRUESIN
Artikulli tjetërKLP NIS NGA PUNA, NGRE KATËR KOMISIONET E PËRHERSHME