Parlamenti grek i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro.

Votimi i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.
Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Gjatë ditëve të debatit, para Parlamentit u mblodhën mijëra protestues të cilët janë përleshur me policinë. Për këtë, rreth 1,500 forca policie janë dislokuar në rrugët e Athinës. Herët të enjten, mbështetësit e Partisë Komuniste Greke mbuluan me dy flamuj gjigantë muret e Akropolit.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka reaguar pasi Parlamenti grek miratoi Marrëveshjen e Prespës.

“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë,”-shkruajti ai në një postim në Facebook.

Parlamenti grek mesditën e së premtes (25 janar) i dha dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro.

Votimi i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.
Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.