Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Sarandë, ku një automjet është lëvizur gabimisht nga vendi dhe ka sjellë për pasojë lëndimin e personit të ndodhur brenda.

Ne automjet nuk ka qenë drejtuesi, por një punonjëse e pastrimit e cila ka lëvizur gabimisht levën e marshit.

Kjo gjë ka sjellë për pasojë lëvizjen e automjetit dhe përplasjen e saj me një tabelë reklamash, me një tabelë sinjalistike, me pemë dhe me kangjellat mbrojtëse në anë të trotuarit.

Automjeti është ndaluar mbi një tarracë në ndërtim dhe nëse nuk do të ndalej, do të përfundonte tek porta e një supermarketi.

Punonjësja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, mësohet se është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.