Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një boks të shpërndarjes së rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit.

Zjarri ka rënë në një kryqëzim pranë bashkisë në lagjen Çlirimi. Situata ka shkaktuar panik te familjet pranë zonës ku ka rënë zjarri.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në në vendngjarje për të shuar flakët.

Ndërkohë është ndërprerë furnizimi me energji për të evituar pasojat e zjarrit që dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjet.

Artikulli paraprakNË 3 JANAR NIS PUNËN KED, DREJTOHET NGA GJYQTARI ARDIAN DVORANI
Artikulli tjetërPD LEZHË AFËR PËRÇARJES, ISH-KRYETARI: MUND TË KANDIDOJ