Në 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas akuzave se ka marrë peng për 3 orë një 25-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë, ku shtetasi i identifikuar si A.B., 19 vjeç, banues në Divjakë, bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasin me inicialet D.Gj., 25 vjeç, gjithashtu banues në Divjakë.

NJOFTIMI I POLICISË

U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë.

Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RROGOZHINË, PERFSHIHEN DY KAMIONE
Artikulli tjetërSAMITI I NATO-S, RAMA: SHQIPËRIA VLERËSOHET POZITIVISHT