Drejtori i Hipotekës, Zamir Leka ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit për korrupsion dy ditë më parë. Ai u arrestua së bashku me juristen e ZRVPP, Frida Mirashi.

Arrestimi dy ditë më parë

Sipas burimeve, drejtori ndodhej në zyrat e Hipotekës në momentin e arrestimit. Leka u arrestua 10 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që kanë qenë në detyrë në këtë hipotekë.

Arrestimi i titullarit dhe punonjëses lidhet drejtpërdrejt me arrestimin e 7 ditëve më parë, ku u arrestuan një jurist dhe një specialist i Hipotekës Shkodër, bashkë me sekserin dhe bashkëpunëtorin.

Hetimet kanë nisur që më 30 gusht dhe janë finalizuar në aksionin e 21 shtatorit dhe në arrestimet e dy diteve me pare.