Edhe pse tetor, pluhuri në rrugën “Hidrovori”, në Dobraç të Ri vështirëson jetën e banorëve të zonës.

Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë çdo ditë, mosndërhyrja prej vitesh në këtë zonë ka bërë që lëvizja e automjeteve dhe kalimtarëve të bëhet çdo ditë e më e vështirë. Banorët shprehen se kalimi është tejet i vëshirë, premtimet e politikës nuk kanë munguar por akoma nuk është ndërhyrë për asfaltimin, përveç riparimeve të gropave, të cilat krijohen brenda pak kohësh.

Situata më e vështirë është përgjatë sezonin të shirave, duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin e këmbësorëve. E gjithë gjatësia e kësaj rrugë mbulohet nga pellgjet e ujit.

Artikulli paraprakKREMTOHET NË SHKODËR FESTA E AUSTRISË
Artikulli tjetërNDËRTOI TREGUN, BASHKIA NUK JEP LEJEN