Problemet me infrastrukturën vijojnë të jenë evidente në shumë njësi administrative të Bashkisë Shkodër. Edhe pse përgjatë viteve të fundit ka patur investime që kanë përmirësuar jetesën e shumë banorëve, sërish ka zona të shumta, të cilat vijojnë të vuajnë për shkak të mungesës së asfaltimeve.

Jo shumë larg qytetit të Shkodrës, në njësinë administrative Rrethina, një pjesë e madhe e rrugicave kanë mungesë të theksuar të vëmendjes.

E tillë është edhe rruga e varrezave në Grudë të Re, e cila nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh. I gjithë aksi, është tejet i vështirë për t’u kaluar, përderisa reshjet më minimale të shiut mbushin plot e përplot gropat në rrugë.

Më problematike është për lëvizjen e automjeteve, të cilat e vuajnë më shumë se asnjë tjetër. Në përgjithësi, në shumë zona të Shkodrës problematika e mungesës së rrugëve dhe infrastrukturës është një problem për banorët.

Njësitë Administrative Rrethina, Postribë dhe Gur i Zi e kanë më të theksuar. Në këto zona, përveç mungesës së rrugëve të asfaltuara, problematike vijojnë të jenë edhe mungesa e ujit të pijshëm apo energjisë elektrike.

 

Artikulli paraprak“GOMARI I BABATASIT” SHKËLQEN NË TIRANË
Artikulli tjetërPËRMBYLLET EDICIONIN I 17-të I “PJETËR GACI”