Jeta në zonat larg urbanizimit nuk është e lëhtë. Sidomos nëse flasim për vende ku mungese e shtetit ndihet që prej fillimit të demokracisë.

I tillë është Gjergj Ndou nga fshati Prekal, pjesë e njësisë administrative Postribë, i cili së bashku me familjen e ka shumë të vështirë për të siguruar bukën për të mbajtur familjen.

E vetmja mënyrë për të mbijetuar janë pak metër katror tokë, për të mbjell prodhimeve bujqësore. Si pasojë e terrenit tepër të vështirë të Prekalit, Gjergji disponon shumë pak metër katrorë tokë.

Një tjetër mënyrë për të siguruar të ardhura janë bimët mjekësore. Fatmirësisht kjo zonë i ka me shumicë.

Ndërkohë, Prekali është një zonë që premton në turizëm. Këtë e ka kuptuar edhe Julian, adoleshenti i cili çdo verë vjen për të kaluar ca ditë të këndshme mes majave të maleve dhe ujit të freskët të lumit Kir.

Zona e Prekalit është një hapësirë që premton për të ardhmen. Megjithatë, mungesa e vëmendjes së shtetit ka bërë që shumë banorë të largohen.