Shkolla Veterinare në Kiras, e cila prej pak vitesh ka transferuar në Bushat nxënësit, vazhdon të jetë aktive, pavarësisht se mësimi profesional nuk bëhet.

30 fëmijë të kësaj lagje, të cilët frekuentojnë kopshtin në këtë shkollë, vazhdojnë të rrezikohen çdo ditë.

Pavarësisht se dhoma në të cilën qëndrojnë mezi i plotëson kushtet për të qëndruar, ambjenti përreth është një gërmadhë që i rrezikon ata çdo ditë.

Lagështira në ambjentet e brendshme mund të rezultoj fatale për fëmijët.
E gjithë suvaja e kësaj godine të vjetër rrezikon të shembet, duke u bërë një rrezik potencial për këta fëmijë të vegjël.

Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1950, duke nxjerr breza të tërë veterinerësh, megjithatë agravimi i infrastrukturës së ndërtesës detyroi largimin e nxënësve për në shkollën “Ndre Mjeda” të Bushatit në vitin 2015.

Që prej asaj periudhe nuk është ndërhyrë për riparimin e këtyre ambjenteve, duke e lënë në mëshirë të fatit.

Artikulli paraprakGENT CAKAJ ‘DE FAKTO’ MINISTËR I JASHTËM
Artikulli tjetërLEZHË, FAMILJA KAÇI MES SËMUNDJES DHE VARFËRISË