Një mesazh për opozitën? Kështu e ka nisur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm. Me fjalët e shenjta të Imam Aliut, kreu i qeverisë u është drejtuar miqve të tij në rrjetet sociale.

“Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e sukses”, shkruan Rama teksa citon Imam Aliun.

Ky mesazh vjen në një kohë kur opozita dhe mazhoranca, e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë qëndrime të ndryshme për të gjitha çështjet.