Një 37-vjeçar i cili u qëllua për vdekje ndërkohë që ishte në punë, i dërgoi bashkëshortes së tij një mesazh të fundit, ndërkohë që po jepte shpirt.

Josh Pinkard ishte një prej 5 personave, i cili mëngjesin e së premtes u qëllua për vdekje nga 45-vjeçari Gary Martin, në Kompaninë Pratt Hendry, në Ilinois të SHBA.

Autori dyshohet se e ndërmori këtë masakër në shenjë hakmarrjeje pasi ishte pushuar nga puna.

Terra, bashkëshortja e Pinkard, rrëfeu në rrjetet sociale sesi 37-vjeçari mendoi për ata që kishte më pranë zemrës në momentet e tij të fundit.

Teksa po vdiste nga plagët, Josh i shkruajti bashkëshortes: “Të dua, më kanë qëlluar me armë në punë”.

E tronditur nga mesazhi që sapo kishte marrë, Terra rrëfen se iu ishte dashur ta lexonte disa herë për të besuar se ishte i vërtetë.

“E telefonova disa herë në telefon, i dërgova mesash, asgjë. Telefonova kompaninë dhe një zonjë u përgjigj. Më tha se ishte e bllokuar në dhomën e saj dhe se policia ndodhej gjithandej nëpër ndërtesë. Sigurisht, më pushoi zemra”.

Terras iu desh të priste disa orë derisa të merrte konfirmimin e tmerrshëm nga policia, se bashkëshorti kishte humbur jetën.