Mesazhi i Pashkëve Katolike këtë vit ka shkuar për politikën shqiptare dhe të gjitha palët që e përfaqësojnë. Imzot George Frendo, duke iu drejtuar besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë shqiptarëve tha se nuk mund të heshtë përballë kësaj situate, duke iu kërkuar politikanëve të angazhohen për një zgjidhje të drejtë.

“Nuk mund të hesht përballë kësaj situate. Politikanët të angazhohen për zgjidhje të drejtë. Ne nuk duam ‘vetëvrasjen’ e kombit. Urimi i Krishtit është ‘Paqja me ju’. Krishti thotë, ‘Falni ashtu si unë kam falur’. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull”, tha ndërtë tjera imzot Frendo në vigjilje të Pashkëve.

Artikulli paraprakSPRINTI FINAL PËR EUROPËN DHE MBIJETESËN, JA SITUATA NË KATEGORINË SUPERIORE
Artikulli tjetërMASSAFRA: SHQIPËRIA TË LIROHET NGA ETJA PËR PUSHTET