Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar disa ditë më parë se do ketë zhvillime sa i takon goditjes së segmenteve të krimit të organizuar në vend.

Xhafaj ka thënë se do publikohen emrat e bandave kriminale në qytetet problematike të vendit si Tiranë, Shkodër, Vlorë, Lezhë apo dhe Elbasan, të cilat njihen edhe si vatra të kriminalitetit.

Nga konferenca e përbashkët për shtyp me kreun e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, Xhafaj dha një mesazh edhe për gazetarët.

T’ju jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhafja dhe Romann e vunë theksin te bashkëpunimi mes dy vendeve për intensifikimin e luftës kundër grupeve kriminale.

Artikulli paraprakSEANCA PLENARE/ DISKUTOHET BUXHETI FAKTIK, OPOZITA E BASHKUAR BOJKOTON
Artikulli tjetërVRITET HULIGANI I NJOHUR KROAT, ISHTE TMERRI I SERBËVE (FOTO)