Flirti me një femër mund t’i kishte kushtuar jetën mesfushorit të Chelsea, Danny Drinkwater.

Lojtari i kombëtares së Anglisë u rrah nga gjashtë persona në një klub nate, duke pësuar dëmtime të shumtë në fytyrë dhe dëmtimin e kaviljes.

Ngjarja ndodhi në klubin e “Chinawhite” në Manchester. Burime bëjnë me dije se Drinkëater u përplas me lojtarin e Scunthorpe United, Kgosi Ntlhe pasi u përpoq të merrte në shtëpi shoqen e të dashurës së mbrojtësit.

“Në një moment ai u përplas në tokë dhe vazhdimisht u hodhën lart e poshtë mbi kyçin e këmbës, ku dëgjohej: “Thyej këmbët e tij!”

Pas këtij sulmi, Drinkwater ka pësuar thyrje të ligamenteve, një ballë të fryrë dhe gërvishje të supeve dhe krahëve.

Artikulli paraprakGERTI BOGDANI DORËHIQET NGA POSTI I SEKRETARIT TË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË NË PD
Artikulli tjetërVRASJA E TË RIUT TË BULQIZË E PARALAJMËRUAR 1 VIT MË PARË