Dom Artur Jaku nga kisha e Shën Gjonit, në rrënojat e manastirit Benediktin në afërsi të fshatit Hysaj në njësinë Gruemirë në Malësinë e Madhe gjatë meshës së shenjtë i bëri thirrje besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi që të mos e braktisin Shqipërinë.

Dom Artur Jaku pranoi se politika, partitë apo njerëzit mund t’i kenë zhgënjyer por ai që nuk zhgënjen është Zoti ndërsa solli shembullin e martirëve apo etërve françeskan të cilët pranuan të flijohen për fe dhe atdhe duke mos e lënë Shqipërinë

Meshtari Artur Jaku nga rrënojat e manastirit Bendiktin, rreth 900-vjeçar, kërkoi nga besimtarët dhe mbarë shqiptarët që të kontribuojnë për të ndërtuar dhe ruajtur këto objekte që janë tregues i identitetit tonë kombëtar ndërsa solli shembullin e popullit francez të cilët shprehën gatishmërinë për të ndërtuar menjëherë katedralen e Parisit pas djegies

Mesha e shenjtë në kishën e Shën Gjonit tek rrënojat e manastirit Bendiktin erdhi pas festës së shenjtë të Pashkës në kuadër të 13 marteve të Shna Ndout ku të krishterët marrin pjesë në peligrinazhin për të gjetur ngrohtësinë shpirtërore me lutjet e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, “NDËRMENDJE LETRARE”
Artikulli tjetërSHKODËR-THETH, TURISTËT AMERIKAN BLLOKOHEN NGA BORA