Në Shqipëri kanë hyrë 15% turistë më shumë se një vit më parë por kjo nuk duhet që të shërbejë negativisht për vitet e ardhshme nëse nuk i ofrohet shërbimi i duhur.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja Senida Mesi në takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Numri dy i qeverisë përmendi edhe disa prej problematikave gjatë këtij sezoni turistik kryesisht në plazhin e Velipojës duke kërkuar ndërhyrjen e bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera.

Pas fjalës së zëvendëskryeministres Mesi prefekti i qarkut Çesk Millja ftoi mediat që të largohen në mënyrë që takimi të vijonte me dyer të mbyllura në një kohë kur ende nuk kishte folur kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.