Përfundimisht ky është kampionati botëror i çudive të mëdha. Me eleminimin e Gjermanisë kampione në fuqi të tjera skuadra gjigande janë larguar në fazën e eleminimit direkt. Bëhet fjalë për Argjentinën e Mesit dhe Porugalinë e Ronaldos të cilët në përballjen e tyre me Francën dhe Uruguain kanë qënë të pafat për të shkuar më tej në këtë kampionat.

 

Franca ka arritur të triumfojë ndaj Argjentinës në rezultatin 4-3 ku pas përfundimit të kësaj përballjeje dramatike tek skuadra e Argjeninës kanë ardhur edhe largimet e para. Bëhet fjalë për Havjer Maskerano i cili ka konfirmuar largimin e tij nga ekipi kombëtar i Argjentinës. Mbrojtësi veteran, pas eliminimit nga Kupa e Botës nga Franca, ka deklaruar se ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirë futbollit ndërkombëtar.

 

Ndërsa ndeshja mes Uruguai dhe Portugalisë u mbyll merezultatin përfundimtar 2-1 duke bërë që tashmë Argjentina dhe Portugalia ta shohin nga shtëpitë këtë kampionat botëror. Dy golat e fitores për Uruguain i shënoi Edison Cavani, i cili në fund të ndeshjes doli nga fusha për shkak të një dëmtimi.

 

Golin e barazimit për portugezët e shënoi Pepe, ndërsa Cristiano Ronaldo gjatë gjithë 90 minutave qëndroi në hije duke u kthyer kokulur në vendlindje. Dy ikonat e futbollit Mesi dhe Ronaldo i’u hiqet mundësia përfundimisht për të fituar kupën e botës. Ky nuk ishte botërori i Ronaldos dhe Mesit.