Lionel Mesi do të jetë një lojtar i Barcelonës, të paktën edhe për një vit.

Futbollisti katalanas bëri publik vendimin e tij, gjatë një interviste të dhënë për Goal.

‘’Kur u komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve, ishte një dramë e madhe. E gjithë familje filloi të qante. Fëmijët nuk duan të largohen nga Barcelona dhe të ndërronin shkollën. Por, unë doja të garoja në nivel më të lartë për të fituar Ligën e Kampioneve.

Të paktën të garojmë për ta fituar trofeun dhe le të mos dorëzohemi siç bëmë në Romë, Liverpul dhe Lisbonë. E gjithë kjo më shtyu të mendoja për atë vendim’’, tha ndër të tjera pleshti argjentinas.

Bota sportive u trondit nga kërkesa e Mesit pak ditë më pare, kur kërkoi largimin nga klubi.

Mançester Siti ishte skuadra pretendente për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit, por mund të tentojë sezonin tjetër.

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, META: VEPRA E SAJ DUHET TË FRYMËZOJË SOLIDARITETIN
Artikulli tjetër22 VJEÇARI DHE KOMPJUTERI I TIJ, MENDJA DHE SYRI I PROTESTUESVE NË BJELLORUSI