Zv/Kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, e ka nisur këtë të premte me një postim interesant për fillimin e punimeve për rikonstruksionin e sheshit të Shirokës. “Projekti “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës” parashikon shndërrimin e zonës në një destinacion të mirëfilltë turistik” – shprehet ndër të tjera Senida Mesi.

 

“Ka nisur puna për Rikonstruksionin e Sheshit të Shirokës, në Shkodër. Investimi është pjesë e projektit “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, financuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

Rikonstruksioni i Sheshit të Shirokës përfshin një sipërfaqe prej rreth 20,000 m². Ndërhyrja parashikon restaurimin e 2,000 m² fasada, ndërtimin e 1,500 m² çati të reja, ndërtimin e 1,700 m² parking publik, shtrimin e sheshit me pllaka guri mozaik, ndriçimin publik, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimet, punime gjelbërimi dhe mobilimi urban.
I gjithë koncepti ruan identitetin historik, urban dhe natyror të zonës.

 

Projekti “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës” parashikon shndërrimin e zonës në një destinacion të mirëfilltë turistik, që ofron hapësira urbane dhe natyrore të dedikuara për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, historisë apo sportit.”